Showtime

Njihuni me të dashurin e ri të Rita Orës

04/28/2021 09:34
nga:G C

Rita Ora ka dalë në fshehtësi me regjisorin e Thor, Taika Waititi për më shumë se një muaj pasi shkoi në Sidney.

30-vjeçarja shkaktoi thashetheme se po dilte me regjisorin 45-vjeçar, fitues të Oskarit, javën e kaluar pasi postoi një foto ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin.

Tani, burimet kanë thënë për The Sun se ata kanë me njëri-tjetrin për një kohë dhe janë parë në shumë takime bashkë.

Burimi tha: “Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbajtën gjërat të fshehta. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin. ”