Sporti

Njihuni me super skautin që zbuloi N’Golo Kante, Jamie Vardy, Didier Drogba dhe Erling Haaland

05/16/2022 16:13
nga:L J

Steve Walsh nuk është një emër i njohur, por ai ka gjetur shumë lojtarë.

Walsh është skaut dhe zbuloi N’Golo Kante, Jamie Vardy, Riyad Mahrez dhe shumë të tjerë gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-skauti i Chelsea dhe Leicester City rekomandoi gjithashtu Erling Haaland te Everton, kur sulmuesi adoleshent i Molde do të kushtonte vetëm 4 milionë euro.

Walsh fillimisht e bëri emrin e tij si një vëzhgues i talenteve në Chelsea, ku ai zbuloi Didier Drogba, Michael Essien dhe Gianfranco Zola për klubin.

Por puna marramendëse që Walsh bëri si drejtues i skautëve në Leicester, ku ndihmoi në ndërtimin e skuadrës fituese të Premierligës për sezonin 2015/16, tregoi me të vërtetë aftësitë e tij unike.

Në një intervistë të vitit 2019 me The Athletic, Walsh shpjegoi se si fillimisht e pa Mahrez duke luajtur për Le Havre në divizionin e dytë francez, ndërsa ai ishte atje duke kërkuar një lojtar krejtësisht tjetër. Së pari, ai duhej të bindte Mahrez – i cili nuk kishte dëgjuar kurrë për klubin – se Leicester nuk ishte “një ekip ragbi” përpara se të përfundonte nënshkrimi prej 450,000 £.

Mahrez do të emërohej Lojtari i Vitit në Premierligëtre vjet më vonë dhe përfundimisht do të shitej te Manchester City për 60 milionë funte.

Walsh pa një tjetër ish-lojtar të Ligue 2 – ai ishte Kante, i cili fitoi çmimin lojtari i ndeshjes në finale të Ligës së Kampionëve.

Pastaj është zbulimi më i famshëm i Walsh-it: rrëmbimi i Vardy-t, një fitues i ardhshëm i Këpucës së Artë të Premier League, nga Fleetwood Town në moshën 25-vjeçare për 1 milion £.

Vëmendja rreth aftësisë së veçanta të Walsh-it për të dalluar lojtarë të panjohur që rezultuan të ishin talentë të klasit botëror, natyrshëm tërhoqi vëmendjen e klubeve të tjera. Në vitin 2016, ai u emërua drejtor i futbollit në Everton.

Walsh punoi vetëm 18 muaj në Goodison dhe pranoi se ai nuk ndihej gjithmonë i mbështetur nga klubi në vendimet e tij, andaj edhe u largua.

/GazetaBlic Sport