Sporti

Njihuni me kampionin 13 vjeçar të boksit Altin Perlalaj

04/24/2024 21:19
nga:Mergim Rreci

Në botën e boksit, talenti dhe vullneti për të arritur suksesin nuk po njeh moshë.

Një shembull frymëzues vjen nga Zvicra, ku një djalë 13-vjeçar ka ngritur shkopin e tij të boksit në mënyrë të jashtëzakonshme, duke u bërë një kampion në moshën e tij të hershme.

Emri i tij është Altin Perlalaj, një djalë me pasion për sportin dhe një talent të jashtëzakonshëm për boksin. Në një moshë kur shumë njerëz ende janë duke zbuluar interesin e tyre për sportet, Perpalaj ka treguar se ajo që është e mundur për të ndjekur ëndrrat dhe për të bërë gjëra të mëdha në fushën e boksit.

Perlalaj filloi të trajnohet në një klubin “Martial Arts Gym Sirnachlokal” me trajnerin e famshëm Hamit Topalli i i cili është kampion i 5 fishë botërorë

Me një predispozitë për teknikën dhe një forcë të jashtëzakonshme për një djalë të tij moshë, ai nuk vonoi të bëhet një figurë e njohur në skenën lokale të boksit. Por suksesi i tij nuk u ndal vetëm aty. Ai, të shtunën e kaluar kishte meqin e tij të radhës ku me sukses triumfoj duke i ngjitur në ring me këngën e famshme “Albulena”.

Kjo fitore nuk ishte vetëm një arritje personale për Altinin, por ishte një mesazh për të gjithë ata që nuk e besojnë se ëndrrat mund të bëhen realitet.

Në këtë moshë ka arritur të bindë edhe skeptikët më të mëdhenj të sportit të boksit. Trajneri i tij, e ka përshkruar atë si një “talent të rrallë”, duke shtuar se “Altini ka një instinkt natyral për boks, të cilin shumë bokserë profesionistë do të dëshironin të kishin”.

Përveç talentit të tij natyral, Altini është një punëtor i palodhur në palestër. Ai nuk heziton të përqendrohet në trajnimet e tij, duke u përpjekur për të përmirësuar teknikën dhe forcën e tij çdo ditë.

Këto elemente të Altinit i kanë rënë në sy edhe Dini Fetahajt, një djalosh i sukesshëm në Zvicërr i cili me biznesin e tij “Dini Insektenschutz” ka sponsorizuar komplet mbrëmjen e boksit si dhe vet Altinin. Ai, ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër sa i përket këtij djaloshi.

“Me gjithçka që ka treguar deri më tani nën direkrivat e trajnerit Hamit Topalli, mund të presim me padurim përparimin dhe arritjet e mëtejme të Altin Përlelaj në skenën e boksit, duke e ndjekur rrugën e tij drejt vëllazërisë së madhe të boksit të nivelit të lartë. Altini, është shembulli më i fundit që në boks, mosha është vetëm një numër, ndërsa pasioni dhe përkushtimi bëjnë dallimin në rrugën drejt suksesit”, ka thënë Fetahaj për portalin Gazeta Projekti.