Në Kosovë sporti më i preferuar është pa asnjë dyshim, futbolli.
Fëmijët nga mosha e vogël fillojnë të merren me këtë sport dhe aspirojnë majat e futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Një nga talentët më të ri në futbollin kosovar është 8 vjeçari, Ali Shalaj.
Shalaj është vetëm 8 vjeçar dhe aktualisht luan tek skuadra FC Prizreni në kategorinë U-9. Për shkak të shkathtësive që posedon me topin e futbollit, Shalaj është grumbulluar me skuadrën U-9, pavarësisht se është më i ri në moshë.
Për të perfeksionuar talentin e tij janë duke u përkujdesur trajnerët kosovar, Bekim Bakaj, Enis Gashi dhe Agron Beseni.
Ndonëse ai është i ri në moshë, besohet se e ardhmja e tij do të jetë e ndritur.
Vlen të theksohet se Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren, Aliun e ka shpallur si më të mirin në kategorinë e tij. Përndryshe, Aliu është duke u mbështetur shumë edhe nga babai i tij, avokati i njohur, Muhamet Shalaj.
/GazetaBlic Sport



