Ky është 16 vjeçari kosovar Leart Bucaliu, i cili për gati se dy vite ka arritur miliona klikime në kanalin e tij zyrtar në Youtube.
Videot e tij janë nga më të ndryshmet dhe përkrahja e vazhdueshme nga njerëzit e bëri atë të mos ndalet aspak në këtë drejtim, përcjellë GazetaBlic.
Learti ka qenë i ftuar në emisionin #Gjesi, në T7 ,ku ka rrëfyer se gjitha videot i bënë vetë edhe montazhën, gjë që nuk është e lehtë aspak.Ku ndër të tjera theksoi edhe përkrahjen e madhe nga familja e tij.
Videot e tij mund t’i gjeni në kanalin TRP Matrix në Youtube./GazetaBlic/


