Showtime

Njihet për veshjet luksoze – Françeska Murati me dukjen më të shtrenjtë në finalen e Big Brother

05/26/2024 19:35
nga:G C

Françeska Murati ka qenë njëra nga banoret e Big Brother që ka marrë vëmendje të madhe me veshjet luksoze.

Ajo është komentuar thuajse për çdo spektakël të këtij edicioni për brendet e përzgjedhura.

E së fundmi, modelja ka rënë në sy edhe në finalen e Big Brother VIP Albania 3.

I gjithë ‘look’-u shihet se i kushtoi shumë asaj, të paktën siç tha në një prononcim para mediave.

“Një firmë shumë të thjeshtë. është pak më modest ky fustani. Jam britanike nuk është etike të flasësh çmime”, tha fillimisht ajo.

Tutje, bukuroshja theksoi: “Veshja më e shtrenjtë që kam veshur deri më tani”.

Sidoqoftë, Françeska rrëfeu planet për dasmë e më pas për një tjetër fëmijë.