Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njfotuar se njësiti për patrullimin ujor i policisë së Kosovës ka filluar kontrollin e kufirit me Serbinë përmes liqenit të Ujmanit, raporton Gazeta Blic.
Sipas Sveçles kjo po ndodh për herë të parë që nga pas lufta.
“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!


