Forca të shtuara policore janë vendosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Skenderajt.
Klank raporton se aktualisht gjendja është e qetë dhe se Njësia Speciale ka zbarkuar në afërsi të stacionit policor në këtë komunë.
“Aktualisht është qetë, përveçse forca operative e Njësisë Speciale ka zbarkuar në afërsi të stacionit policor në Skenderaj,” ka theksuar gazetarja e Klanit.
Janë intervistuar dy të dëmtuar dhe pesë dëshmitarë.
Ndër të dyshuarit, është edhe kryetari i komunës së Skenderajt, i cili nuk i është përgjigjur ftesës së prokurorisë.
“Për këtë arsye, policët elitarë kanë zbarkuar në komunë”, u shpreh gazetarja.


