Njësia Speciale e Kosovës tashmë ka rrethuar oborrin e kuvendit të Kosovës, për shkak të sigurimit të asaj pjese në rast të mbledhjes së protestuesve të cilët kishin paralajmëruar se do të kundërshtonin votimin e ligjit për pagën minimale.
Numri i policëve në hollin e kuvendit raportohet të jetë shtuar.
Ata janë pajisur me mjete të tjera për arrestim në vend të prangave të zakonshme.

Forca të shtuara të Policisë janë parë edhe rreth objektit të qeverisë, në pjesën ku hyjnë deputetët.


Pro kishin votuar edhe Lista Serbe, të cilët pas votimit edhe ata e lëshuan sallën.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.


