Ndërpritet finalja e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës.
Në fundin e çerekut të dytë, dy skuadrat janë obliguar të shkojnë në zhveshtore nga gjyqtari i takimit, pasi kishte hedhje të gjësendeve në parket nga tifozët, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndërprerjes, Njesia Speciale e Policisë së Kosovës ka larguar tifozerinë mitrovicase, ‘Torcida’ nga palestra në Suharekë – ku edhe po zhvillohet finalja.
Deri në momentin e ndërprerjes, KB Trepça ishte në avantazh ndaj KB Pejës me rezultatin 37-32.
/GazetaBlic Sport


