Lajme

Njeriu që shkeli shtatë herë tokën e Amerikës e quan Kurtin ‘kryeneq’: Jemi në rrezik

07/04/2023 22:00
nga:Genita C

Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Agim Vatovci ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që iu kanë dhënë personave shtatshkurtër në Kosovë.

Në ditën e pavarësisë së Amerikës, Vatovci ka thënë se fal kontributit të tyre janë punësuar 48 perona nga shoqata e tij.

Tutje, ai shprehet shumë i zhgënjyer me qeverinë aktuale të Albin Kurtit që sipas tij nuk ka punësuar asnjë person me aftësi të kufizuara gjatë mandatit të tij.

Ndërsa lidhur me qëndrimet e Kurtit karshi Amerikës ai thotë se gjendja është shumë serioze dhe sipas tij duhet të dëgjohet zëri i Amerikës.