Turizem

Njeriu që jetoi 18 vjet i ngujuar në aeroportin e Parisit

12/25/2021 18:46
nga:G C

Për vite të tëra një person i njohur si Sir Alfredi, i kaloi ditët dhe netët Brenda Terminalit 1 në aeroportin francez, duke e frymëzuar filmin hollivudian me jetën e tij të çuditshme.

Regjisori i famshëm, Steven Spielberg publikoi më 2004 filmin “Terminali”, ku protagonist i luajtur nga Tom Hanks-i, ngujohet në aeroportin e New York-ut, “John F. Kennedy”, e që pasqyronte shumë elemente të jetës së tij.

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!
Sipas amandamentit 1948 në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, secili qytetar i botës e ka të drejtën e shtetësisë, por prapë miliona njerëz kanë mbetur pa një të drejtë të tillë.

Në këtë rast, ishte një mori gjërash që e kishte sjellë Sir Alfredin në atë situatë.

Ai qe lindur në Iran dhe mbante emrin Mehran Karimi Nasseri, dhe ishte bir doktori që punonte në një kompani nafte anglo-iraniane.

Ai rronte me privilegje, dhe kishte mbaruar studimet në psikologji, por si 23 vjeçar humbi babanë nga kanceri, dhe qe leçitur nga nëna e tij pasi ajo i kishte thënë se Sir Alfredi në të vërtetë ishte pjellë e një afere të babait të tij me një infermiere skoceze.

Sir Alfredi kishte arritur një kompromis me nënën e tij ku do të pranonte një shumë mujore porse duhej të largohej nga Irani për në Angli ku do t’i vazhdonte studimet.

Në vitet 1970-ta ai ishte kthyer në Iran për të protestuar kundër shahut, por ishte dëbuar nga Irani duke iu hequr shtetësia.

I dëshpëruar për të gjetur një shtet që ia ofronte azilin, Sir Alfredi kishte vajtur në Belgjikë ku ishte pranuar si refugjat, por problemet kishin nisur kur donte të shkonte në Skoci për ta gjetur nënën e tij biologjike.

Naseri ishte larguar me barkë, por dikush ia kishte vjedhur çantën ku i kishte edhe dokumentet.

Duke qenë pa dokumente, autoritetet angleze e kishin kthyer menjëherë në Belgjikë, mirëpo belgët nuk dinin çfarë të bënin me të andaj e kishin kthyer prapa në Angli.

Pasi e endnin andej-këtej, ai kishte përfunduar në aeroportin francez, “Charles de Gaulle” ku kishte bërë shtëpi për plot 18 vjet.

Ai shfrytëzonte tualetet e aeroportit për t’u pastruar, dhe ushqehej me hamburgerët që ia dhuronin të tjerët, teksa i kishte bërë bashkë dy ulëse që i shfrytëzonte si shtrat.

Sir Alfredi qe paguar 250 mijë dollarë për të ndihmuar në rrëfimin e tregimit që do të materializohej në film, por nuk e kishte parë kurrë filmin, teksa kishte bërë famë aq të madhe te njerëzit që donin ta shihnin, e disa të tjerë edhe ta ndihmonin.

Sir Alfredi tash jeton në një strehimore, teksa rrëfimet e familjarëve të tij se si kishte rrjedhur ngjarja që e shpiu të ngujohej në aeroport, dallojnë nga ajo që ai e ka rrëfyer.