Sporti

Njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar siguron 25% të aksioneve tek Manchester United

02/13/2024 17:59
nga:Mergim Rreci

Këtë të martë, Premier League miratoi blerjen e 25% të aksioneve tek Manchester United nga Jim Ratcliffe.

Klubi anglez kishte njoftuar marrëveshjen në dhjetor, me INEOS Sport që ishte përgjegjës për të gjithë aspektin sportiv të klubit. Marrëveshja, sipas shtypit anglez, vlerësohej në 1.4 miliardë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Jim Ratcliffe, 71 vjeç, ka një pasuri të vlerësuar në 21 miliardë euro dhe është njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ka premtuar tashmë gjëra të mëdha tek gjiganti anglez.

Do të bëhet renovimi në stadiumin Old Trafford, si dhe do të sigurohen para të reja për të investuar në nënshkrimet për skuadrën.

/GazetaBlic Sport/