Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha për Gazeta10 se dy prej të lënduarve janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale ndërsa një është ende në Emergjencë.
Syla tha se gjendja e tij është shumë e rënduar dhe mosha e tij është 20 vjeç
“Mosha e tij është rreth 20 vjeç”, tha Syla.
Ky është numri i të lënduarve nga rënie e veturës nga rrethrotullimi në Prishtinë


