Lajme

Njëri nga të arrestuarit për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë është babai i një ish deputeti

12/13/2023 15:21
nga:Y I

Dy persona janë arrestuar në Pejë në cilësinë e të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçare nga Shqipëria e cila ëhtë me probleme mendore.

Express mëson se njëri nga të dyshuarit është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Arrestimin e dy personave e ka konfirmuar  zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Lidhur me këtë rast kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“DHUNIM- Pejë. 08-09.12.2023 – 18:00-09:00. Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e 11 dhjetorit të Policisë së Kosovës.