Lajme

Njëri nga të akuzuarit “harron” që ka seancë, shtyhet gjykimi për krim të organizuar dhe vepra tjera penale

06/05/2023 11:34
nga:N M

Në mungesë të akuzuarve Artan Prebeza dhe Driton Konushevci është shtyrë gjykimi ndaj tyre dhe shtatë të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar dhe vepra tjera penale.

Në këtë rast, Valton Isufi, Artan Prebeza, Shkumbin Kadriu, Driton Konushevci, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Sadullah Behluli dhe Mimoza Beqiri, po akuzohen për krim të organizuar, lidhur me vepra të tjera penale.

Ndërsa, e akuzuara Klodiana Roka në cilësinë e arkëtares, në agjencionin financiar “Western Union”, po akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Po ashtu, të akuzuarit Isufi dhe Prebeza po akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa i akuzuari Konushevci edhe për posedim të paautorizuar të narkotikëve, për të cilat vepra penale është arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Prebeza, mbrojtësi i tij avokati Arian Prebeza ka deklaruar se i njëjti kishte harruar që sot do të mbahet kjo seancë.

Ndërkaq, lidhur me mungesën e te akuzuarit Konushevci, mbrojtësi i tij, avokati Mentor Neziti ka deklaruar se i njëjti për arsye shëndetësore nuk ka mundur te paraqitet në këtë seancë.

Po ashtu, në këtë seancë nuk ka prezantuar as përfaqësuesja e bankës “Raiffeisen Bank” për arsye familjare.

Në këto rrethana seanca e sotme është shtyrë, ndërsa e radhës u caktua të mbahet më 11 shtator 2023.

Sipas aktakuzës së ngritur më 20 korrik 2007, të akuzuarit Driton Konushevci, Valton Isufi, Shkumbin Kadriu, Valdrin Gërbeshi, Burim Murati, Edmond Gashi, Artan Prebeza, Sadullah Behluli dhe Mimoza Beqiri, e në bashkëkryerje edhe me dy të akuzuar në arrati Qëndrim Dobruna e Edon Bajrami që nga fillimi i vitit me qëllim të arritjes së përfitimeve të drejtpërdrejta të dobisë pasurore, kanë formuar grupin formular, grupin kriminal të organizuar që do të merrej me aktivitete kriminale e që do të bashkëvepronte me hakerët e panjohur deri më tani të sistemeve kompjuterike bankare të shteteve të ndryshme.

Tutje në aktakuzë thuhet se të akuzuarit e lartcekur duke komunikuar përmes rrjetit në drejtim të sigurimit të pin-kodeve me xhirollogari bankare të personave të ndryshëm të dëmtuar nga shtetet e ndryshme me qëllim të falsifikimit të karteleve bankare duke futur në shiritat magnetik të tyre këto pin-kode me xhirollogari dhe të njëjtat të tërheqin shumat e ndryshme të parave nëpër bankomate, si dhe të blejnë gjëra të ndryshme nëpër supermarkete e gjithashtu të tërheqin shumat e ndryshme të parave përmes agjensionit financiar “Ëestern Union”.

Më tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kanë bashkëvepruar me këta haker duke vënë kontakte komunikimi përmes internetit në sistemin e komunikimit “Chat- Rum” dhe massenger, ku janë marrë vesh që përmes agjensionit financiar “Ëaster-Union”, posa të tërheqin shuma të ndryshme të parave, ku një pjesë të tyre me përqindje të ua kthejnë këtyre hakerve. Në mënyrë që të fshehin burimin e vërtetë të transferit të këtyre shumave kinse janë duke u shitur dhe blerë programe të ndryshme kompjuterike. Me ç’rast kanë bërë pastrimin e parave të pista.

Në aktakuzë thuhet se të gjithë të akuzuarit të lartcekur me veprime kriminale të hyrjes në sistemet kompjuterike bankare, falsifikimit të kartelave bankare dhe tërheqjes së shumave të ndryshme të parave në emër të personave të dëmtuar përmes agjensionit financiar “Ëestern Union” që operon në Kosovë, kanë përfituar dobi pasurore-financiare të drejtpërdrejtë në shumën e përgjithshme prej 198,454.10 euro.

Me këtë, sipas aktakuzës të akuzuarit e lartcekur po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar”, nga neni 274 par 1, lidhur me 23 të KPPK-së lidhur me veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 264 par 2 të KPPK-së, “Lëshimi i ceceve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kredit”, nga neni 248 par 3 të KPKK-së dhe “Pastrimi i parave”, nga neni 10.2 nën paragrafi a),b),d) dhe e) të Rregullores së ULMIK-ut nr.2004/2, Mbi pengimin e pastrimit të parave dhe veprave tjera penale.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës e akuzuara Klodiana Roka gjatë periudhës kohore nga mesi i vitit 2005-korrik 2006, deri sa ka punuar në cilësinë e arkëtares, në agjensionin financiar “Ëester Union”, në Prishtinë, me dashje në disa raste i ka ndihmuar të akuzuarit Konushevci, Gërbeshi dhe Dobrunës, në aktivitet e tyre kriminale gjatë tërheqjes dhe dërgimit të shumave të ndryshme të parave që i kanë realizuar në bashkëkryerje me hakerët e panjohur të sistemeve kompjuterike bankare.

Tutje, në aktakuzë thuhet se e akuzuara Reko në 16 raste edhe në emrin e saj, personal e për interes të të akuzuarve Konushevci, Gërbeshi dhe Dobrunës i ka pranuar dhe transferuar shumat e parave në vlerë të përgjithshme prej 7,544.88 euro, nga personat e imagjinuar nëpër shtete të ndryshme, ku për këtë shërbim të kryer është shpërblyer nga të akuzuarit me para si me 30 euro dhe 50 euro.

Me këtë, sipas aktakuzës Reko ka kryer veprën penale “Ndihma”, nga neni 25 i KPPK-ës në kryerjen e veprës penale “Krim i organizuar”, nga neni 274 par 1, lidhur me 23 të KPPK-së lidhur me veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 264 par 2 Të KPPK-së, “Lëshimi i ceceve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kredit”, nga neni 248 par 3 të KPKK-së dhe “Pastrimi i parave”, nga neni 10.2 nën paragrafi a),b),d) dhe e) të Rregullores së ULMIK-ut nr.2004/2, Mbi pengimin e pastrimit 0074ë parave dhe veprave tjera penale.

Kurse, në dispozitivin e tretë të aktakuzës i akuzuari Konushevci po akuzohet se prej kohës së pavërtetuar e deri më 26 korrik 2006, në banesën e tij në Prishtinë, pa autorizim ka mbajtur në posedim 9 qese të plastikës të mbushura me substanca narkotike të tipit marihuanë me peshë përgjithshme prej 70,97 gramë, me qëllim të shitjes.

Me këtë sipas aktakuzës i akuzuari Konushevci po akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike”, nga neni 229 par 1 të KPPK-së.

Ndërkaq sipas aktakuzës i akuzuari Isufi po akuzohet se prej periudhës së vitit 1999 deri më 28 korrik 2006, në banesën e tij në Prishtinë, pa leje valide për mbajtje të autorizuar të armëve, mbajti në pronësi revolen e markës “Bllo-11”.

Me këtë rast, sipas aktakuzës i akuzuari Isufi po akuzohet ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, par 2 të KPPK-së.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, i akuzuari Prebeza prej kohës së pavërtetuar e deri më 28 korrik, në banesën e tij në Prishtinë, pa leje valide për mbajtje të autorizuar të armëve, mbajti në pronësi revolen e markës së panjohur të kalibrit 7.65 mm.

Me këtë. sipas aktakuzës, i akuzuari Prebeza po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, par 2 të KPPK-së./BetimipërDrejtësi

Trusti i bllokuar, që tre muaj pa bord