Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë ku vdiqën 10 bashkatdhetarë.
Vitia tha se në autobus kanë qenë 67 bashkatdhetarë ku prej tyre 43 kanë qenë fillimisht të hospitalizuar ndërsa të tjerët kanë qenë pa lëndime dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme nga autoritetet kroate.
Tutje, Vitia tha se 15 bashkatdhetarë po vazhdojnë trajtimin në Slavonski Brod, ku njëri nga të lënduarit është në gjendje kome.
“15 bashkatdhetarët të cilët po trajtohen në Slavonski Brod, të gjithë janë në gjendje stabile përveç dy prej tyre që janë në njësinë intensive të këtij spitali ku njëri është në koma dhe tjetri është në gjendje stabile për jetë ndërsa njëri nga pacientët është transferuar në Zagerb ku është dyshuar për probleme neurologjike por gjendja e saj është stabile dhe nevojitën edhe disa ditë që të rikuperohet”, është shprehur Vitia, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, një grua që ka ardhur sot me të lënduarit është dërguar në QKUK, e cila ka pasur shqetësime edhe para fluturimit.
“Një rast është në QKUK i cili ka pasur shqetësime edhe para fluturimit dhe lëndime të lehta por kur ateruam në aeroport shfaqi disa shqetësime dhe ekipi mjekësor e dërgoi në QKUK por se gjendja e saj është stabile dhe sonte pritet që edhe ajo të shkojë në shtypi”, tha Vitia.