Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar në Facebook një fotografi nga takimi me dy policë shqiptarë në New York, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra, derisa thotë se ishte krenari e kënaqësi takimi me ta.
Postimi i tij i plotë:
Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deqani e tjetri nga Shkodra.
Sa moment i bukur!