Lajme

Njerëzit mblidhen për funeralin e Alexei Navalny

03/01/2024 11:03
nga:N K

Njerëzit kanë filluar të mblidhen jashtë Kishës në Maryino ku do të bëhet funerali i Alexei Navalny.

Navalny vdiq më 16 shkurt në burgun rus brenda rrethit arktik. Ai ishte duke vuajtur një dënim të gjatë për akuza të movituara politikisht.

Sipas BBC-së, ekipi i tij ka thënë se ata po vazhdojnë të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë lamtumirëse.

Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh thotë se ata nuk kanë mundur të gjejnë një makinë funerali për ta çuar trupin në kishë./Klankosova/