Showtime

“Njerëzit duan të më vrasin”/ Amber Heard përlotet në dëshminë e gjyqit të shpifjes kundër Johnny Depp, pas kërcënimeve

05/26/2022 21:54
nga:G B

Sot në sagën gjyqësore mes çiftit të aktorëve amerikanë, që është kthyer në “telenovelën botërore të kotësisë para televizionit”, Amber Heard refuzonte komentet e avokatëve të Johnny Depp se po habitej nga numri i madh i njerëzve që po dëshmonin në mbrojtje të ish-bashkëshortit të saj.

E pyetur prej tyre nëse mendonte se supermodelja Kate Moss do të dëshmonte në mbrojtje të Depp, Heard u përgjigj pozitivisht.

“E di se sa njerëz do të dalin nga dollapet për të mbështetur Johnny,” tha ajo.

Dëshmia e Amber Heard mori një kthesë emocionale disa minuta pasi aktorja u ul për të forlur.

Duke treguar për pasojat e konfliktit publik me Johnny Depp, Heard u përlot shpejt teksa deklaronte: “Njerëzit duan të më vrasin.”

“Ata më thonë se duan të vrasin fëmijën tim,” tha nëna e vajzës 1-vjecare Oonagh Paige Heard.

Më pas duke shikuar nga juria, Heard tha, “Johnny … më ka kërcënuar se nëse e lija, do të më bënte të mendoja për të çdo ditë që jetoja”.

Heard ka cituar më parë dhe një incident kur ajo kishte qëlluar me grusht Depp, pasi sipas saj ai po konfrontohej me motrën e saj në shkallët e vilës së tyre.

“Burri im i dhunshëm nuk më ka goditur vetëm mua por dhe motrën time. Besoja se do ta godiste atë e do ta shtynte nga shkallët”, insistonte Heard.

Kur avokatja e Depp, Camille Vasquez e pyeti nëse kishte njoftuar mediat e Los Angeles kur aplikoi në polici për urdhrin e mbrojtjes kundër Depp në maj 2016, Heard u përgjigj:

“Unë nuk telefonova rrjetin TMZ apo paparacët, asnjë, asnjë i mbijetuar i dhunës shtëpiake nuk e bën këtë,” insistonte Heard.

“Nuk kam gënjyer për asgjë sa kam qenë këtu,” tha më tej Heard, duke shikuar nga anëtarët e jurisë.