Në protestat e sotme që po mbahen në veri, janë parë dhe njerëz të maskuar, raporton Gazeta Blic.
Shqetësimin e ka ngritur Instituti OCTOPUS, i cili thotë se në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, eksperti i sigurisë, Agim Musliu.
Sipas postimit, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.
Postimi i tij i plotë:
Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste!
Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.
Përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviq “Lune”.


