Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar për çështjen e presidentit.
Derisa kanë mbetur edhe nëntë ditë për ta zgjedhur të parin e vendit, Kurti tha se do të flas pas takimit për rezultatet e tij.
“Do të flasim pas takimit. Njëherë të flasim në takim dhe mandej iu njoftojmë për rezultatet”, tha ai.


