Showtime

“Njëherë duhet të martohet djali im dhe …”, Erolldi tregon se a do të bëjnë dasmë me Diolën

08/23/2024 10:31
nga:N K

Historia e dashurisë mes sipërmarrësit Erolld Belegu dhe nutricionistes Diola Dosti vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

Së fundmi biznesmesi Belegu ka qenë i ftuar në emisionin “Era Verë”, në T7, ku ka treguar shumë të pathëna për lidhjen e tij me Diolen.

Ai tha se me Diolën janë duke shijuar jetën së bashku.

“Diola është një njeri që prej si ka ardh në jetë e kam një qetësi shpirtërore. I kemi ba tashmë gjashtë muaj që jemi bashkë. Jemi tu e shiju jetën bashkë”, tha ai.

Teksa për një dasmë tha se është herët të flitet.

“Ende është herët. Njëherë duhet të martohet djali im ai e ka rendin. Ne kena mendu me ba një nejë që do quhet ‘Festim i Dashurisë’, tha biznesmeni.