Sporti

Një xhudist ia bën ”sefte” me doping Lojërave Olimpike

07/26/2024 17:34
nga:E K

Është shfaqur rasti i parë me doping në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Sipas asaj që raporton ”Marca”, xhudisti irakian, Sajjad Sehen rezultoi pozitiv për boldenon dhe methandrostenolone, dy produkte dopingu të palejuara.

Gazeta spanjolle raporton se sipas Agjencinë Botërore Anti-Doping (WADA), atleti 28-vjeçar është testuar të martën më 23 korrik, jashtë garës, në Paris.

Mostra e marrë thuhet se zbuloi gjurmë të boldenonit dhe methandienonit, të klasifikuar si steroide anabolike androgjenike. Sajjad Sehen duhet të hyjë në garë të martën në kategorinë -81 kg.

Kundërshtari i tij do të ishte uzbeku Sharofiddin Boltaboev, por, megjithatë, sipas Marca, ai u pezullua përkohësisht, ndërsa ajo hodhi dritë mbi këtë çështje në përputhje me rregulloret antidoping të IOC. Sajjad Sehen mund të kundërshtojë pezullimin e tij të përkohshëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).