Sporti

Një vit tek Tottenham, Antoio Conte ka fituar besimin e madh të tifozëve

11/02/2022 10:39
nga:Mergim Rreci

Antonio Conte nënshkroi me Tottenhamin një vit më parë dhe fitoi 32 nga 55 ndeshjet e tij në krye të Spurs në vitin e tij të parë në klub.

Trajneri italian nënshkroi një marrëveshje 18-mujore në Londrën Veriore një vit më parë sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai zëvendësoi ‘Nuno Espirito Santo’ duke e inkuadruar Tottenhamin në top-katërshe në sezonin 2021-22.

Mbrëmë, Conte me skuadrën e tij siguruan një fitore 2-1 si mysafir ndaj Marseille me një gol nga Pierre-Emile Hojbjerg që i ndihmoi atyre të fitonin Grupin D.

Conte, 53 vjeç, ka fituar 32 nga 55 ndeshjet e tij në krye të Tottenham, duke barazuar nëntë dhe duke humbur 14.

Spurs aktualisht janë në vendin e tretë në tabelën e Premier League, pesë pikë prapa Arsenalit që ka një ndeshje më pak.

Kontrata e Contes skadon këtë qershor. Ai ka qenë i lidhur me një rikthim te Juventusi në vitin 2023, por Conte ka pohuar së fundmi se është i lumtur në Tottenham, duke etiketuar spekulimet e transferimeve si “mosrespektuese”.

/GazetaBlic Sport/