Analisti politik, Shkodran Ramadani, vlerëson se puna një vjeçare e qeverisë Kurti, katreguar performancë të dobët, shkruan Gazeta Blic.
Sipas tij, vet fakti që 100 mijë persona kanë aplikuar për viza pune në Gjermani, tregon se situata është përkeqësuar dhe nuk ka ndryshuar për mirë.
Ramadani në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, vlerëson se qytetarëve i është përkeqësuar jeta ekonomike dhe sociale.
“Nuk janë permbushur premtimet e Vetëvendosjes, performanca aktuale duket shumë e varfër dhe e dobët në rezultate. Edhe nëse thotë qeveria se ka ndryshim, qytetarët nuk janë duke e ndjerë atë, vet fakti që 100 mijë veta kanë aplikuar për viza pune në Gjermani, tregon që situata ka mbetur e njëjtë ose është përkeqësuar, pra ka ndryshim për keq, jo për mirë. Qytetarëve i është përkeqësuar jeta ekonomike dhe sociale”, thotë Ramadani për Gazeta Blic.
Ndryshe, shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, ka njoftuar se në seancës e së enjtes kanë ftuar në debat parlamentar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, për një vjetorin e kësaj qeverie.
“Gjatë kësaj jave shënohet 1 vjetori i qeverisë “Kurti 2″ dhe ne kemi ftuar për debat parlamentar sa i përket politikës së jashtme Kurtin e Gërvallen”, ka thënë Tahiri ndër të tjera.
Një vjetori i “Qeverisë Kurti 2”, PDK fton Kurtin e Gërvallen në debat parlamentar


