Showtime

Një vit pa nënën, Melinda Ademi prek me fjalët dedikuar asaj

03/03/2022 15:03
nga:Genita C

Sot është bërë një vit që kur ka ndërruar jetë nëna e reperes së njohur, Melinda Ademi.

E ëma e saj u nda nga jeta, nga beteja me kancerin e gjirit në moshën 50-vjeçare.

Në njëvjetorin e vdekjes së saj, Melinda e kujtoi të ëmën përmes disa fotografive nga fëmijëria dhe fjalëve prekëse, duke i thënë se do ta ketë gjithmonë në zemrën e saj.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e saj, Melinda u shpreh:

“U prefsh në paqe nënë, më mungon shumë dhe gjithmonë do të të kem në zemër”, ishin fjalët prekëse të Melindës.