Sporti

Një vit pa Diego Armando Maradonën

11/25/2021 08:30
nga:Lorik J

Bota do të shënojë sot një-vjetorin e vdekjes së Diego Maradona, i konsideruar nga disa si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Maradona vdiq nga një atak në zemër nëntorin e kaluar në moshën 60-vjeçare, disa javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-ylli i Boca Juniors, Barcelona dhe Napoli kishte luftuar me varësinë nga kokaina dhe alkooli për vite me radhë dhe vuante nga çrregullime të mëlçisë, dhe veshkave kur vdiq.

Vdekja e tij tronditi fansat në mbarë botën.

/GazetaBlic Sport/