Lajme

Një vit nga trazirat në Zveçan, VV-ja: Republika nuk pezullohet, sot kjo komunë funksionon me flamurin e Kosovës

05/29/2024 10:43
nga:Sh R

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në njëvjetorin e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga strukturat kriminale serbe gjatë protestave të Zveçanit ka thënë se sot një vit pas falë inistimit të institucioneve të Kosovës, Komuna e Zveçanit tashmë funksionon, me kryetar dhe me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, LVV me mbishkrimin “Republika nuk pezullohet” ka thënë se insistimi i institucioneve të Kosovës ka bërë që në Zveçan sot pamja të jetë krejt ndryshe duke thënë se nuk alternativë tjetër përpos zbatimit të ligjit të Kosovës.

“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetushmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Postimi i plotë: