Lajme

Një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

03/18/2024 08:11
nga:G B

Janë rrumbullakësuar plot 365 ditë prej kur Kosova dhe Serbia, e arritën një ujdi mes vete në Ohër.

Arritja e kësaj marrëveshje u bë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në njëvjetorin e saj, të dielen foli përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Borrell tha se rezultatet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit janë për keqardhje.

Ai theksoi se pret nga liderët e të dyja palëve të tregojnë përgjegjësi, vizion dhe lidership duke bërë progres në zbatim pa vonesa të mëtejshme.

‘Tani është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re – evropiane”.

”Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”, thuhet në reagimin e tij mes rastin e njëvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.