Lajme

Një vit nga Marrëveshja e Ohrit/ Arifi: Një vit dështim, krizë politike, masa e përkeqësim të raporteve me SHBA-të e BE-në

03/18/2024 11:54
nga:G B

Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka thënë se një vit nga Marrëveshja e Ohrit është një vit dështim, një vit krizë politike dhe cenimi sigurisë e masa ndëshkuese nga BE, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po ashtu janë përkeqësuar raportet me SHBA-të dhe vendet aleate të BE-së.

Ai ka shtuar se edhe nëse Kosova i ka kryer të gjitha obligimet, i duhen shumë vite lobimi për të kthyer imazhin dhe besimin e humbur.

Postimi i tij i plotë:

Një vit nga marrëveshja e Ohrit, një vit dështim, një vit krizë politike dhe cenim sigurie, një vit masash ndëshkuese nga BE dhe përkeqësim traumatik i raporteve me SHBA dhe vendet Aleate të BE. Edhe nëse Kosova i kryen të gjitha obligimet që dalin nga kjo marrëveshje në mënyrë rapide, Kosovës do të i duhen shumë vite lobimi për të rikthyer imazhin dhe besimin që kishte tek vendet aleate hiq më larg se një vit më parë.

Borrelli i zhgënjyer në njëvjetorin e Ohrit: Do t’i bëjmë presion Kosovës dhe Serbisë