Lajme

Një vit në krye të Presidencës, analistët: Pozita e Osmanit s’ka qenë unifikuese, më shumë mbahet mend si gruaja e Prindonit që bënë skandale se sa si presidente

04/04/2022 18:16
nga:Q R

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se një vit me Vjosa Osmanin në krye të shtetit, nuk ka ndryshuar asgjë konkrete. Sipas tyre, kjo e fundit ka qenë përqarëse dhe jo unifikuese, shkruan Gazeta Blic.

Analisti politik Shemsi Jashari, deklaron për ‘Gazeta Blic’ se Vjosa Osmani  në poziten e presidentes më shumë do të mbahet mend si bashkëshortja e Prindonit e cila bënë skandale.

“Fjalë vetëm fjalë, asgjë konkrete. Një vit në poziten e presidentes por më shumë mbahet mend si gruaja e Prindonit që bënë skandale se sa si presidente. Kemi paqartësi në çdo fushë, raportet në nivel ndërkombëtar me miqt tanë, asnjëherë më të dobëta nuk kanë qenë. Ka qenë përqarëse, jo unifikuese dhe komplet e nënshtruar ndaj ekzekutivit. Asnjë rezultat të prekshëm nga vizitat e pakëta që ka bërë nuk e kemi parë. Fushata e paparë për linqimin e mediave, presidentja duke mos u distancuar, duke mos dalur në mbrojtje të lirisë së medias. Politika e jashtme me bekimin e saj përmes ministres së jashtme është duke pësuar tronditje që pasojat gjatë do të vuaj Kosova si shtet”, thotë ai.

Kurse analisti tjetër, Shkodran Ramadani, thotë për ‘Gazeta Blic’ se pozita e Osmanit nuk ka qenë unifikuese dhe se nuk e ka respektuar krejtësisht këtë post.

“Pozita e Vjosa Osmanit nuk mendoj që ka qenë unifikuese, prej fillimit ajo është ditur që është duke kandiduar me një listë zgjedhore e cila ka pasur qëllim që të marrë të tri postet më të rëndësishme politike në Kosovë dhe jo vetëm. Edhe në zgjedhjet lokale ajo është parë që nuk e respekton krejtësisht postin e Presidentit përshkak që ka përkrahur haptas kandidatët e LVV-së për kryetar komunash, bile zyra saj është përdorur edhe si vend për nënshkrime të bashkëpunimit me LVV-në .Vjosa Osmanin nuk e shoh si Presidente konsensuale”, deklaron ai.

Sot janë bërë një vit që kur Vjosa Osmani mori detyrën e Presidentes së Kosovës. Përmes një adresimi, Osmani tha se këtë detyrë e mori si rezultat i besimit të qytetarëve dhe vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

“Viti i kaluar po aq sa ka qenë i veçantë është karakterizuar edhe nga shumë sfida lokale e globale. Pandemia, kriza energjetike dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian. Kosova është sot një kontribuuese aktive dhe një anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.

Si udhëheqëse e politikës e jashtme Osmani shprehet se ka punuar për të siguruar që të përfaqësohemi me dinjitet dhe krenari në çdo cep të botës.

Ajo përmendi vizitat në gjermani, Zvicër, SHBA, Shqipëri, Austria, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Kanadaja, Belgjika, Turqia, Japonia, Malta e vende të tjera, ku ka zhvilluar dhjetëra krerë shtetesh. Sipas saj, në çdo takim është përpjekur për përmirësim të imazhit dhe subjektivitetit të Kosovës.

Osmani: Shpresoj që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia

Osmani thotë se Serbisë iu ofruan tri opsione për zgjedhjet, por nuk u pranuan