Lajme

Një viktimë nga zjarri në një banesë në Tetovë

01/13/2026 22:36
nga:G B

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Tetovë, ku një person e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që e ka kapluar një banesë te Blloku 70-të në këtë qytet.

Lidhur me rastin, ka dhënë detaje komandanti i Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti.

“E kemi fatkeqësisht një viktimë dhe një person të lënduar. Zjarri ka shpërthyer në një banesë në katin e shtatë në Bllokun 70”, deklaroi ai për Klankosova.

“Viktima duhet të jetë diku i moshës rreth 70-vjeçare, derisa i lënduari është djali i viktimës. Të dy janë të nacionalitetit maqedonas”, theksoi ai.