Lajme

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në autostradën “Arbën Xhaferi”

04/07/2022 21:07
nga:Q R

Sot pasdite në magjistralen Prishtinë – Ferizaj është djegur një veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha se nuk ka pasur persona të lënduar në këtë rast.

“Rreth orës 18:30, të pasditës së sotme policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i dytë Lipijan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Krasniqi.