Lajme

Një veteran përfundon në Emergjencë, mjeku jep detaje

06/16/2022 13:07
nga:G B

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar nga protesta në Emergjencën e QKUK-së.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.

Ai ka thënë se i njëjti është pranuar në gjendje konfuze, por se s’ka pasur ndonjë lëndim.

“Po, është pranuar një veteran një gjendje konfuze. Tash do t’ia bëjmë një CT. S’ka pas lëndime”, ka thënë Bajgora.