Lajme

“Një vend ka ç’njohur Kosovën”, Hoxha ka dy fjalë për Vuçiqin

06/29/2022 23:48
nga:G C

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se ç’njohjet për Kosovën vijnë për shkak se nuk i kushtohet shumë rëndësi çështjet e jashtme dhe politika në Kosovë merret me çështje të brendshme.

Hoxha po ashtu tha se njerëzit që kanë kontribuar në çlirimin e pavarësinë e Kosovës, sulmohen në cdo mënyrë. Deklarata e saj vjen pasi Vuçiq tha se edhe një vend e ka çnjohur pavarësinë e Kosovës.

“Nuk i bëjmë punët tona. Ne më shumë jemi marrë me njëri tjetrin brenda që nga paslufta, politikisht ose jo, duke minimizuar rolin e secilit akter që ka kontribuar në çfarëdo mënyrë që ka kontribuar në çlirim dhe pavarësi”, tha ajo.

“Në Kosovë, shumë njerëz që kanë vdekur në luftë iu njihet kontributit, ndërsa të gjithë që kanë mbetur gjallë, janë potencial për t’u sulmuar. Andaj duke u marrë me këto çështje dhe jo me çështjet e jashtme, atëherë kemi edhe çnjohje”, shtoi Hoxha.