Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut dje në Veternik të Prishtinës.
Viktima është mashkull rreth 40 vjeç.
Kjo është konfirmuar, nga Policia, ku është shtuar se personi tjetër ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.
‘‘Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka thënë Policia.