Sporti

Një trajnere femër të drejtojë ekipin e meshkujve të Anglisë? Sneijder: Kjo është çmenduri

12/13/2023 15:57
nga:Mergim Rreci

Një femër në krye të një skuadre meshkujs, kjo është tema që po diskutohet shumë në Angli dhe Holandë.

Zëra të shumtë qarkullojnë për zbarkimin e Sarina Wiegman, trajneren aktuale të kombëtares së femrave të Anglisë, në krye të stolit të kombëtares së meshkujve të “Tre Luanëve”, në vend të Gareth Southgate pas kampionatit europian. Në lidhje me këtë temë, legjenda e Holandës dhe klubit të Interit, Wesley Sneijder, ka ndarë mendimin e tij me këtë.

“Për mendimin tim ne po e ekzagjërojmë. Ndoshta gjërat kanë ndryshuar tani, por nëse mendoj për veten time në dhomën e zhveshjes, mund të mos doja kurrë të stërvitesha nga një femër. Nuk kam asgjë kundër femrave, por mendoj se po çmendemi pak.

Kam dëgjuar që duhet ta provojmë, por pse duhet ta bëjmë tani? Nëse do të duhet të ndodhë, le të ndodhë, por jo duke e shtyrë sepse nuk është produktive”, është shprehur Sneijder