Tragjedi në fushat e futbollit në Indonezi.
Portieri i Tornados, klubit të Ligës së Tretë atje, ka ndërruar jetë si pasojë e një përplasjeje me një sulmues kundërshtar.
Portieri i ri, 20-vjeçari i Tornados, Taufik Ramsjah, ndoqi një top që shkonte drejt sulmuesit të skuadrës kundërshtare dhe pati një përplasje – ku portieri u rrëzua dhe humbi ndjenjat.
Ai u transportua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të shtunën. Megjithatë, nuk kishte asnjë ndihmë për të. Mediat vendase raportojnë se ai ka ndërruar jetë të martën për shkak të plagëve të rënda.
Klubi i tij ka lëshuar një deklaratë pas ngjarjes tragjike.
‘Lajm i trishtë. Ka ndërruar jetë Taufik Ramsjah! Ai e donte këtë sport që në fëmijëri dhe në fund vdiq duke ndjekur një profesion që e donte aq shumë. Por ai na la pasionin dhe mesazhin e tij për të ardhmen”, shkruan në komunikatë.
/GazetaBlic Sport
Baru nonton video insiden kiper Taufik Ramsyah.
Sumpah ini pemain lawannya bisa lho untuk menghindar tapi malah hajar terus sampe nabrak kepalanya Almarhum sampai retak kepalanya.Al-Fatihah untuk Almarhum..pic.twitter.com/vxmwK215yS
— SuporterFC (@SuporterFC) December 22, 2021


