Sporti

Një tjetër transferim surprizë pritet të ketë në verë për Timo Werner

03/15/2024 23:33
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetës spanjolle Fichajes, sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, i cili aktualisht është i huazuar te Tottenham Hotspur për gjysmën e dytë të sezonit, është lidhur me një transferim surprizë të verës te Manchester United.

Skuadra e Londrës Veriore ra dakord t’i paguante plotësisht rrogën sulmuesit 26-vjeçar kur ai nënshkroi një marrëveshje huazimi me Spurs që do të zgjaste deri në fund të sezonit aktual, transmeton GazetaBlic Sport.

Përveç kësaj, Tottenham ka mundësinë për të blerë lojtarin për një 15 milionë funte kur të skadojë huazimi i tij, por që sipas raportimeve të Fichajes, Werner mund të transferohet tek skuadra tjetër e madhe angleze, Manchester United.