Një burrë qëlloi për vdekje dy gra në parkingun e një kishte në shtetin e Iowa-s, ku pastaj vrau edhe veten.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 të së enjtes, teka në kishë Cornerstone në Ames po mbahej liturgjia për të rinjtë, shkruan New York Post.
Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe kapiteni i policisë Nicholas Lennie, i cili tha se policët përgatiten shumë për këso situate, por kur ajo ndodh është kaos i madh.
Në këtë kish ku u krye vrasja, çdo të enjte rreth 1 mijë e 300 studentë ndjekin liturgjitë fetare.


