Sporti

Një tjetër skuadër e madhe evropiane në garë për Marco Asension

06/28/2022 11:31
nga:Mergim Rreci

Real Madrid synon të shesë për 20 milionë euro Marco Asension, i cili ka edhe një vit kontratë.

Disa klube interesohen për shërbimet e spanjollit. Milani është klubi më i lakuar, sikurse edhe Manchester United.

Lista është zgjeruar, pasi edhe londinezët e Chelsea është futur në garën për të fituar shërbimet e Asensios.