Vedat Muriqi është rikthyer më në fund nga lëndimi që e pësoi në ndeshjen, Kosovë – Izrael.
Sulmuesi kosovar kaloi disa muaj jashtë fushave të blerta, por që tashmë është gati të luajë si titullar, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai pritet që sonte të luajë nga minuta e parë ndaj Real Betis, skuadër kjo që sipas raportimeve të fundit e dëshiron me çdo kusht sulmuesin kosovar.
Muriqi ka kontratë deri në vitin 2027 me Mallorcan, por që një ofertë e mirë mund të ndikojë që drejtuesit e klubit ta shesin atë.
/GazetaBlic Sport/