Sporti

Një tjetër skuadër angleze futet në garë për shërbimet e Armando Brojës

06/07/2022 19:35
nga:Mergim Rreci

West Ham United është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

Sulmuesi ndërkombëtar shqiptar, i cili bëri përshtypje si i huazuar në Southampton sezonin e kaluar, është lidhur gjithashtu me Everton dhe Newcastle, përcjell GazetaBlic Sport.

Broja mori vëmendjen e disa skuadrave edhe jashtë Anglisë, me Milanin që po raportohet se është pjesë e garës.

Ai mungoi në ndeshjen e djeshme ndaj Islandës, por do të jetë gati për takimin tjetër ndaj Izraelit.