Sporti

Një tjetër skenar për Haaland, Dortmund i ofron rinovimin me një kusht

11/23/2021 18:15
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland është emri më i kërkuar nga klubet e mëdha europiane duke qenë se sulmuesi ka treguar potencialin e tij shënues me Borussia Dortmund në Bundesliga.

Por, një tjetër aspekt që e bën norvegjezin edhe më të dëshiruar është klauzola që ka në kontratën me gjermanët, në të cilën ai është i lirë të largohet për shumën e 75 milionë eurove ne verën e vitit 2022.

Ndërkohë, te Dortmund po mundohen të bëjnë gjithçka për ta mbajtur më gjatë në ekip xhevahirin e tyre dhe së fundmi kanë menduar t’i bëjnë një propozim 21-vjeçarit.

Kështu, drejtuesit e Borussias janë të gatshëm t’i ofrojnë futbollistit rinovimin e kontratës me dyfishin e rrogës aktuale, por me kushtin që klauzolën prej 75 milionë euro që hyn në fuqi verën e 2022-shit, ta shtyjë për në verën e vitit 2023. Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të jetë dakord me ofertën e re, teksa Real Madrid prej kohësh e ka kthyer Haaland në objektivin kryesor.