Sporti

Një tjetër rast pozitiv me koronavirus tek Barcelona

12/28/2021 12:24
nga:Mergim Rreci

Këtë të martë, Barcelona zbuloi një rast të tretë me Covid-19, pas atyre të konfirmuara një ditë më parë nga Dani Alves dhe Clement Lenglet.

Bëhet fjalë për Jordi Alba, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi katalanas informoi se lojtari nuk do të jetë më në stërvitje të martën, është mirë dhe tashmë është në izolim në shtëpi, pasi rasti i ka kaluar autoriteteve shëndetësore.

Të tre futbollistët janë mungesa të konfirmuara për përplasjet me Mallorcan (La Liga) dhe Linares (Kupën e Mbretit).

/GazetaBlic Sport/