Sporti

Një tjetër mungesë e madhe te Italia për ndeshjen ndaj Zvicrës

11/10/2021 13:57
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini do të mungojë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës të së premtes kundër Zvicrës për shkak të një dëmtimi në aduktor.

37-vjeçari humbi ndeshjen e Juventusit në Serie A kundër Fiorentinës të shtunën dhe u stërvit veçmas të hënën gjatë seancës së parë stërvitore të Italisë në Coverciano, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raporteve të shumta në Itali, Chiellini do të mungojë edhe në ndeshjen tjetër kualifikuese të Italisë për Kupën e Botës kundër Irlandês së Veriut.

/GazetaBlic Sport/