Sporti

Një tjetër mungesë e madhe për Italinë për ndeshjen ndaj Austrisë

06/22/2021 16:59
nga:Mergim Rreci

Alessandro Florenzi dhe Giorgio Chiellini janë në dyshim për ndeshjen e raundit të 16-të të Italisë në Euro 2020, kundër Austrisë të Shtunën.

Italia do të përballet me ekipin e Franco Foda në “Wembley” të shtunën, 26 Qershor, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbolliistët e Roberto Mancini kryesuan grupin A me tre fitore nga tre, shtatë gola të shënuar dhe zero të pësuar.

Sot ata do të rifillojnë stërvitjen në Coverciano me disa lojtarë kryesorë në dyshim për ndeshjen e ardhshme kundër Austrisë.

Kapiteni Giorgio Chiellini do të humbasë takimin me një dëmtim në kofshë të pësuar kundër Zvicrës javën e kaluar.

Sipas Sky Sport Italia, ende nuk është i sigurt që 36-vjeçari do të rikuperohet në kohë për ndeshjen, dhe kjo është një arsye pse Mancini pushoi Francesco Acerbi kundër Uellsit të Dielën.

E njëjta gjë vlen edhe për Giovanni Di Lorenzo, i cili nuk luajti ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Mbrojtësi i Napolit ka zëvendësuar Florenzin, i cili u dëmtua në debutimin kundër Turqisë.

Sipas raportit, Florenzi ka kontrolluar lëndimin e tij këtë mëngjes dhe megjithëse gjendja e tij fizike po përmirësohet, ai mund të mos shërohet në kohë për t’u përballur me Austrinë.

/GazetaBlic Sport/