Sporti

Një tjetër luftëtar shqiptar synon paraqitjen në UFC, Altin Zenuni kërkon krenarinë në këtë sport luftarak

01/06/2022 18:20
nga:Mergim Rreci

Një yll i ri shqiptar po lind në MMA, Altin Zenuni, një emër që mund të mbahet mend për sukseset e tij në të ardhmen.

Një luftëtar i lindur më 28 maj të vitit 2003 në Dusseldorf të Gjermanisë, Zenuni po jep sinjale të mëdha të një karriere të bujshme në sportet luftarake, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai deri më tash ka 7 ndeshje ku ka fituar ne 6 ndeshje dhe duke e humbur vetem 1 ndeshje.

Në një pronocim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se e ka ëndërruar që në fëmijëri këtë sport dhe se dëshiron suksesin e madh në këtë drejtim.

“Vendosa që të merrem me këtë sport, sepse e kam ëndërruar që në fëmijëri. Jam i pasionuar pas sporteve luftarake dhe natyrisht synoj sukses sa më të madh në këtë drejtim”, tha fillimisht Zenuni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zaim Zenuni (@zenunizaim)


Zenuni synon që një ditë të jetë pjesë e UFC, nivelit më të lartë elitar të këtij sporti dhe po punon fuqishëm për ta arritur atë.

“Synoj një arritje të madhe në karrierë, pse jo edhe paraqitjen në UFC. Në vitin 2022 do të fillojë të paraqitem në nivelin profesionist dhe kjo gjë besoj që do të ndihmojë të prek majat e suksesit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/