Sporti

Një tjetër lojtar i dëmtuar tek Bayern, në dyshim për ndeshjen ndaj Hertha Berlin

10/29/2021 19:55
nga:Mergim Rreci

Përveç trajnerit Julian Nagelsmann, i cili mbetet jashtë ndeshjes pas testimit pozitiv për koronavirusin e ri dhe sulmuesit francez Kingsley Coman, Bayern Munich mund të humb një tjetër lojtar për ndeshjen me Hertha Berlin.

Leon Goretzka pësoi një dëmtim sipërfaqësor në thembër në ndeshjen e fundit të bavarezëve (humbje 5-0 në Kupën e Gjermanisë kundër Borussia Monchengladbach) dhe për këtë arsye rrezikohet për takimin e nesërm, ndaj Hertha Berlin, për Bundesligën, në kryeqytetin gjerman, përcjell GazetaBlic Sport.

Goretzka doli në minutën e 64′ në Monchengladbach (i zëvendësuar nga francezi Corentin Tolisso) dhe sot, teksa stërvitej për skuadrën e Bayern Munichut, u largua nga fusha, duke u ankuar për dhimbje, rreth 15 minuta pas fillimit të seancës.